MPJ ka parashtruar padi penale në prokurori kundër ish-ambasadorit në Nju Jork, Lubomir Fërçkoski. Tre persona të tjerë janë akuzuar gjithashtu për keqpërdorim të detyrës. Në padi pohohet se Fërçkoski, si ambasador në Nju Jork, ka shpenzuar një pjesë të parave të marra nga shitja e pronës së trashëgimisë së Jogusllavisë. Ai dyshohet se ka paguar 3.9 milionë dollarë në llogarinë buxhetore të Maqedonisë dhe ka shpenzuar 58,000 dollarë. Fërçkoski akuzohet gjithashtu për shpenzim të paligjshëm dhe të papërshtatshëm të parave shtetërore të destinuara për misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara. Është ngritur padi penale edhe kundër tre personave të tjerë për shkak se nuk e kanë denoncuar. Në reagimin me shkrim të Fërçkoskit thuhet se autoritetet dhe MPJ kanë ngritur padi të turpshme, banale dhe plot pasaktësi me qëllim, siç shkruhet, të ushtrojnë presion në lidhje me deklaratat e tij publike që janë kritika ndaj pushtetit.