Pasi përshkallëzimit të situatës mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në Izrael që të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente dhe t’i ndjekin portalet zyrtare për rastet emergjente, shkruan TV21

“Në lidhje me informacionet e fundit për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon të gjithë shtetasit maqedonas që ndodhen në territorin e këtij shteti të ndjekin me kujdes portalet zyrtare kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë në mënyrë strikte sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente.

Njëkohësisht, apelojmë që të gjithë shtetasit tanë të përmbahen nga udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në stabilizimin e situatës së sigurisë.

Sipas informacioneve të marra nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile deri në njoftim të mëtejshëm. Të gjitha fluturimet komerciale hyrëse dhe dalëse janë pezulluar, pa një njoftim konkret për rifillimin e trafikut të rregullt ajror.

I rikujtojmë shtetasit tanë se, në rast nevoje për ndihmë, mund të drejtohen në kontaktet e mëposhtme:

📍 Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv
Tel: +972 54 500 8566
Tel: +972 54 967 0546
E-mail: telaviv@mfa.gov.mk

📍 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736
E-mail: globalsos@mfa.gov.mk

Ministria, përmes Përfaqësisë Diplomatiko-Konsullore në Tel Aviv, po e ndjek vazhdimisht situatën dhe do ta informojë me kohë publikun për zhvillimet e mëtejshme”, thuhet në njoftim.