Ka mungesë të stafit profesional në tregun e punës dhe mungesë të të rinjve që do të marrin përsipër komunitetin e biznesit, ngre shqetësimin ministrja e Arsimit Vesna Janevska, sipas së cilës, me Ligjin e ri për arsimin e lartë të rinjtë do të përgatitet për tregun e punës. Theksoi se arsimi dual është modeli më i suksesshëm arsimor në vend.
“Ajo që po ndodh për herë të parë në këtë vend përmes ligjit të ri për arsimin e lartë, po prezantojmë studime profesionale me 180 kredite. Studime master të atyre studimeve profesionale dhe studime doktoratave të atyre studimeve profesionale. Diçka që besojmë se do ta ndihmojë shumë komunitetin e biznesit, sepse supozoj se keni nevojë për profesionistë të tillë dhe për shkak se ata do të punojnë në kompanitë tuaja, ata do të arrijnë të përparojnë”, deklaroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski, theksoi se janë gjendje ta bëjnë lidhshmërinë që nevojitet midis bizneseve dhe stafit që mund të përfshihen në procesin e prodhimit dhe arsimit.
“Ne bëmë diçka që dinim se mund ta bënim, e publikuam siç duhej, ministria e pranoi, veçanërisht ministrja, me ardhjen e saj, dha mbështetje të fortë për ato procese, dhe erdhëm në një situatë për të diskutuar projekte specifike, realizime e kështu me radhë përmes sistemit të arsimit dual”, deklaroi Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike.
Ndryshe, sipas ministrisë së Arsimit, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026 është 65,858, nga të cilët 43,187 janë në arsimin profesional, pra afërsisht 70% e nxënësve janë të regjistruar në arsimin profesional. Nga numri i nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, 13,371 janë të regjistruar në arsimin dual, ose afërsisht 30% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional.
