Skuadra e Benfikës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Rio Ave-s në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit portugez. Hoze Murinjo debutoi në shtëpi me barazim te skuadra nga Portugalia, pasi ndeshjen e parë si mysafir e kishte fituar.
Në konferencë për media, Hoze Murinjo u shpreh i pakënaqur me futbollin që po zhvillohet.
“Nëse ky është futboll, atëherë mua nuk më pëlqen”, u shpreh tekniku portugez.
Benfika me këtë barazim shkon në kuotën e 14 pikëve dhe gjendet në pozitën e 3-të në renditjen e futbollit elitar në Portugali./Indeksonline/
The post Murinjo ndalet me barazim në ndeshjen e dytë me Benfikën appeared first on Alsat.
