Vedat Muriqi është heroi i mbrëmjes në Stamboll. Sulmuesi kosovar i dha fitoren Fenerbahçes ndaj Liverpoolit, në një përballje spektakolare që përfundoi me rezultatin 3-2.
Skuadra turke regjistroi kështu fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë edicion të garës.
Ishin anglezët ata që kaluan të parët në epërsi. Në minutën e 24-t, Nyoni realizoi me një goditje nga jashtë zonës, duke i dhënë Liverpoolit avantazhin 1-0.
Megjithatë, reagimi i Fenerbahçes ishte i shpejtë. Vetëm katër minuta më vonë, Mason Greenwood ekzekutoi një goditje dënimi, e cila pas devijimit të Jacquet përfundoi në rrjetën e Alissonit për 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Edhe në fraksionin e dytë, Liverpooli arriti të rikthehet në avantazh. Në minutën e 69-të, Isak shënoi për 2-1, dukej se po e orientonte ndeshjen në favor të skuadrës angleze.
Por Fenerbahçe nuk u dorëzua. Brown realizoi golin e barazimit për 2-2, ndërsa pak minuta më vonë në skenë doli Vedat Muriqi.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e tretë për skuadrën turke, duke përmbysur rezultatin në 3-2 dhe duke vulosur fitoren e Fenerbahçes.
Me këtë triumf, Fenerbahçe regjistron pesë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Liverpooli mbetet me nëntë pikë pas humbjes së parë në kompeticion.
