Vedat Muriqi me Majorkën shënoi fitore 4:1 ndaj Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Përveç golit, sulmuesi kosovar bëri edhe një asist.
Pas ndeshjes, Muriqi foli për mediat në Spanjë dhe u shpreh i lumtur që po vazhdon të shënoj gola. Poashtu ai foli edhe për kundërshtarin e tij, Kilian Mbappen – të cilët janë në garë për çmimin “Pichichi”.
“Kilian Mbape nuk është rivali im, ai është nga një botë tjetër. Nëse përfundoj pas tij në ‘Pichichi’, do ta festoj sikur ta kisha arritur vetë”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes
Kujtojmë që “pirati” ka shënuar 15 gola këtë sezon në ligë, plus një asist./Indeksonline/
The post Muriqi: Nëse përfundojë pas Kilian Mbapes te ‘Pichichi’, është njësoj si të kisha fituar appeared first on Alsat.
