Vedat Muriqi është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes jetike ndaj Turqisë.
Sulmuesi kosovar u shpreh optimist para ndeshjes ndaj Turqisë.
“Besoj që edhe pse jemi lojtar të ri ne kemi luajtur ndeshje të mëdha dhe kemi eksperiencë për këto ndeshje. Kemi atmosferë të shkëlqyer në kamp dhe shpresoj që nesër të kemi sukses”, u shpreh Muriqi
“Nuk më intereson të shënojë gola derisa ekipi fiton.”
“Pas pavarësisë është momenti më i mirë i shtetit tonë. Nesër besoj në fuqishëm në fitoren tonë.”
Kujtojmë që ndeshje e playoffit zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
