Elon Musk këtë të diele ka publikuar disa postime në “X” ndërsa ka deklaruar se Bashkimi Evropian Evropian nuk është një demokraci por më tepër një burokraci. Në një postim tjetër, ai shkruan për një burokraci tiranike dhe të pazgjedhur që shtyp popujt e Evropës, duke iu referuar Brukselit dhe Strasburgut.
“Bashkimi Evropian nuk është një demokraci – sovranitet i popullit – por më tepër një burokraci – sovranitet i burokratit të pazgjedhur”, shkruan ai.
Musk të shtunën pretendoi se BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë popujt e tyre. Sulmet e vazhdueshme të miliarderit vijnë ndërsa Komisioni Europian njoftoi të premten një gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X.
