Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun, duke e akuzuar se po e vë pushtetin e Albin Kurtit mbi interesat e shtetit dhe popullit.

Ajo e quan Haxhiun si shkaktare të krizës institucionale, politike dhe morale, duke e përshkruar atë si “mashë” të Kurtit për të dëmtuar demokracinë.

Musliu theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të shumta, as një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin shtetin e Kosovës, që do të vazhdojë të ecë përpara.

Ajo gjithashtu ironizoi me politikanët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për të shitur mend për Kosovën, duhet të kesh mend.