Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, tha se LVV ka bërë gjithçka për të shmangur edhe një palë zgjedhje të reja.

Këtë ajo e tha teksa po mbante një konferencë për media.

“Duhet ta themi një gjë: ne kemi qenë të vetëdijshëm se ka shumë palë dhe grupe interesi, të cilave u ka penguar mbështetja e madhe qytetare për LVV-në dhe për kryeministrin Kurti. Gjithsesi, ne kemi bërë gjithçka që ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë zgjedhje”, tha ajo.

Shpërndarjen e Kuvendit të dekretuar nga presidentja, Vjosa Osmani mëngjesin e sotëm, deputeti i LVV-së Adnan Rrustemi e ka cilësuar si vendim arbitrar dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Veprimi i sotëm për të shpërndarë Kuvendin, legjislaturën e 10-të është qartazi në kundërshtim me Kushtetutën, është një vendim arbitrar që bie ndesh me bazën juridike, me bazën kushtetuese dhe që natyrisht cenon funksionimin kushtetues të institucioneve.