Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se e përkrah iniciativën për ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Sipas kësaj partie, përmes amendamenteve kushtetuese të dërguara në Kuvend nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, parashihet që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mbështet amandamentet Kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, amandamente këto që synojnë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët. Përvoja na ka dëshmuar se procesi i zgjedhjet së presidentit në Kuvend shpesh është shoqëruar me marrëveshje joparimore politike e kemi pasur edhe situata të bllokimit institucional”, tha shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
