Sulmuesi David Neres realizoi dy gola dhe i dhuroi Napolit fitoren 2-0 ndaj Bolonjas, duke i siguruar klubit Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori, në finalen e zhvilluar në “King Saud University Stadium” në Arabinë Saudite.

Pas fitores ndaj AC Milan, në gjysmëfinale vetëm katër ditë më parë, Napoli hyri në finale me vetëbesim të lartë, pavarësisht dy humbjeve radhazi të mëparshme ndaj Benfikës dhe Udinezes.

Me këtë triumf, Antonio Konte fiton Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë – tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner – duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave.

The post Napoli triumfon në finalen e Superkupës, Konte rrit statusin e trofeve appeared first on Alsat.