Sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete Drejtori Operativ i Televizionit Alsat, Lirim Hajredini. Policia dhe ekipet hetuese dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është marrë për autopsi. Hajredini ishte i punësuar në Alsat prej 16 vitesh, i përkushtuar në profesionalizëm dhe sukses. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte në Tetovë.
Ekipi i Televizionit Alsat shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen e tij dhe ndanë dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.
The post Ndahet nga jeta drejtori i Televizionit Alsat, Lirim Hajredini appeared first on Alsat.
