Ministria e Bujqësisë ka zgjatur ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe tokat pyjore për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret. Ndalimi do të jetë në fuqi nga 1 deri më 30 shtator, gjatë gjithë ditës. Lëvizja do të lejohet vetëm me leje me shkrim nga NP “Pyjet Kombëtare”. Ndalimi nuk vlen për institucionet dhe shërbimet që janë të angazhuara në mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve. Për pyjet-park dhe parqet kombëtare, qytetarët duhet të informohen te subjektet që i menaxhojnë këto zona./TV21