Gazetar: Avni Tahiri
Pas shpalljes së rezultateve të konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fusha dhe aktivitete të ndryshme të kulturës, reagime të shumta për ndarje të pamjaftueshme të fondeve për përkrahje të kulturës shqiptare. BDI thekson se dhënat zyrtare nxjerrin në pah majorizimin institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Në muzikë, projektet shqiptare përfitojnë 2,518,000 denarë, ndërsa projektet maqedonase 19,600,000 denarë, që përkthehet në vetëm 12% të mjeteve për shqiptarët. Këto mjete të kufizuara janë shpërndarë kryesisht përmes mekanizmave partiakë dhe klientelistë, duke e zhveshur financimin nga kriteret profesionale.
• Kultura maqedonase ruan dominimin strukturor, ajo shqiptare mbetet në periferi
• Vetëm 12% e fondeve për shqiptarët
Kanë reaguar edhe botues, artistë e organizata të ndryshme
“Tragjedia nis kur shqiptarët bëhen bashkëpunëtorë të heshtur, dekor i një gjenocidi kulturor që quhet “program vjetor” dhe administrohet nga Ministria e Kulturës!… Diskriminimi nga jashtë është i njohur, por dorëzimi nga brenda është i pafalshëm!.”
“Konkursi shpallet për interes nacional..Rezultati? Interes partiak.” Ka edhe projekte të tjera që meritojnë mbështetje, por nuk përfshihen në listën e fituesve jo për shkak të vlerës, por vetëm për shkak të klientalizmit.
Një ditë më parë, gjatë shpalljes së rezultateve, ministri i kulturës Zoran Lutkov, i pyetur nga Alsat për përqindjen e projekteve shqiptare, tha se janë përzgjedhur projekte dhe programe cilësore, dhe se ndihet në siklet që shqiptarët dhe etnitetet e tjera t’i shoh si përqindje. Edhe vitet e kaluara kishte kritika të shumta për ndarjen e projekteve në mënyrë jo të drejtë kur bëhet fjalë për kulturën shqiptare. Buxheti total i Ministrisë së Kulturës për vitin 2026 është mbi 5 miliardë denarë ndërsa 1 miliardë e 70 milion denarë janë ndarë për 2.618 aplikime këtë vit, deklaroi Xhezair Rexhepi, Artist i pavarur. /alsat.mk
The post Ndarja e fondeve për projektet në fushën e kulturës ka shkaktuar reagime të shumta appeared first on Alsat.
