Nderim Nexhipi nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se po largohet nga posti i drejtorit sportiv të FC Shkupit, transmeton TV21. Nexhipi ka falënderuar klubin dhe futbollistët për bashkëpunimin dhe përkushtimin. Gjithashtu një falënderim të veçantë ka përcjellur deri te tifo grupi Shvercerat.
Jozyrtarisht mësohet se Nexhipi do të nisë bashkëpunimin te Ballkani në Kosovë./TV21
Statusi i plotë i Nderim Nexhipit
“Dua t’ju njoftoj se po largohem nga posti i drejtorit sportiv te 𝐅𝐂 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢!
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣 nga zemra gjithë klubin, trajnerët dhe futbollistët për bashkëpunimin dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Një falënderim i veçantë dhe më i madhi shkon për 𝐒𝐡𝐯𝐞𝐫𝐜𝐞𝐫𝐚𝐭, të cilët gjithmonë kanë qenë aty për ekipin me mbështetje të jashtëzakonshme.
Me respekt,
𝐍𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐍𝐞𝐱𝐡𝐢𝐩𝐢 (njëri nga ju)!
