Ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë, përcjell TV21. Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, nga e cila edhe vdiq në moshën 78-vjeçare. Dr. Bukoshi ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë. Ai është një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të.