Ndërroi jetë gjyshi i Mozzikut dhe Getinjos

Një lajm i hidhur ka tronditur sot familjen e dy reperëve të njohur shqiptarë, Mozzik dhe Getinjo.

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka ndërruar jetë gjyshi i tij, Bafti Hetemi, të cilin e përshkroi si një njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar nga të gjithë.

Mozzik bëri të ditur se varrimi i të ndjerit do të mbahet sot, në orën 15:30, në Fshatin Sojevë të Ferizajt.

Në postim ai shkruante: “Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar”.

Kjo humbje vjen vetëm pak ditë pasi reperët kishin ndarë shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të gjyshit, i cili kishte pësuar një sulm në kokë dhe mbeti pjesërisht i paralizuar.