Ka ndërruar jetë një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, intelektuali, patrioti profesor Sami Repishti.

Familja Repishti njofton mbarë komunitetin shqiptar në SHBA, se nderimet e fundit për prof Sami Repishtin mbahën sot nga ora 3:00 pas dite deri në 7:00  të mbrëmjes, në shtëpinë mortore Ballard-Durand në White Plains të  Nju Jorkut, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet DITËN E HËNË, 2 DHJETOR 2024, ORA 10:00 para dite për në  varrezat FERNKLIF në Hartsdellë të Nju Jorkut.

Eshtë autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.

Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”. Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984). Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000.

Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli. Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993). Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) – grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C.

21 Media shpreh ngushëllime familjes Repishti dhe komunitetit Shqiptaro amerikan.