
Pas disa ditësh në gjendje kome, ka ndërruar jetë 36-vjeçari me iniciale B.S., i cili ishte përfshirë në aksidentin e rëndë të 25 janarit në rrugën Jazhincë – Tetovë afër fshatit Neproshten.
Viktima ishte pasagjer në njërën prej tre veturave “Volkswagen Golf” që u përplasën pranë hyrjes së fshatit Neproshtenë rreth orës 22:50. Për shkak të plagëve të rënda, ai ishte transferuar me urgjencë në klinikat e Shkupit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Në këtë aksident mbetën të plagosur rëndë edhe shoferi E.S. (25 vjeç) dhe pasagjerja Sh.V. (45 vjeçe), ndërsa lëndime morën edhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve. Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj tragjedie.
