Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjirin e Lalzit.
Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det.
“Rreth orës 13:30, në plazhin e Gjirit të Lalzit, shtetasi P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur ka hyrë në det dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit.
