Përmes një njoftimi nga faqja e Bashkësisë lokale të f.Llojan, Komuna e Likovës është njoftuar ky lajm tragjik.
Më poshtë ju sjellim postimin integral:

Fshati Llojan:
Njoftim
Të nderuar familjarë, miq, shokë dhe dashamirë me keqardhje ju njoftojmë se parë një javë nga një atak kardial në moshën 24 vjeçare ndërroi jetë Bunjamin Selmani (djali Xhemalit)
Ceromonia e varrimit u purfundua në Lipjan të Kosovës, por prindi Xhemali dhe familja e tij hapin konakun për te pame edhe në vendlindjen e tij në fshatin Llojan, në ditët e shtunë, e diel dhe hënë, (data 10,11 dhe 12 Gusht).

Një histori e shkurter rrjedh nga ky lajm i hidhur qe nuk mundemi me kaluar pa i shkruar nja dy rreshta për prindin e të ndjerit Xhemalin.
Xhemali u lind në fshatin Llojan të Kumanovës, sportist i dalluar, një djalë atdhetarë i urtë dhe i disiplinuar, një kohë të gjatë jetoi në Kosovë ku u martua, krijoi familje dhe tani jeton në Francë.
Xhemal ju kaluat shumë sfida, por edhe në këtë rast si prind do të jeshë i fortë dhe me durim do të pajtohesh me dëshirën e Zotit.
Stafi i Llojani info, ne emrin e shoqërisë dhe të fshatit, nga zemra të shprehim ngushellime me te sinqerta.