Organizata që qeveris futbollin europian pritet të shpallë një vendim pas ndeshjes së Ligës së Kombeve midis Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, e cila u ndërpre në minutat shtesë më 15 nëntor, pasi lojtarët kosovarë lanë fushën duke u ankuar për abuzime “raciste”.
Lojtarët kosovarë u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes në minutën e 92-të, ndërsa ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, pasi disa spektatorë thërrisnin: “Serbia! Serbia!” gjatë një konflikti mes kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, dhe sulmuesit rumun Denis Alibec.
Pas ndeshjes, Xhandarmëria Rumune njoftoi se 13 spektatorë u gjobitën, ndërsa nëntë të tjerë u ndaluan të marrin pjesë në gara sportive për një periudhë deri në një vit.
