Nuk kaluan 24 orë dhe shumëkush u ofrua për ndihmë për Vllado Jovanovskin, i cili përmes emisionit “Edhe unë jam këtu” në TV21, dërgoi apel për ta ndihmuar që t’i rikthehet jetës normale.
Atë e vizitoi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Pasi e pyeti për rastin dhe për gjendjen shëndetësore, i ofroi ndihmë.
“Si mundem t’ju ndihmoj? A do të ishit të gatshëm për operacion që ne si ministri të organizojmë diçka…të gjindemi… tani ne do të ndërmarrim atë që mundemi. Do të ju lajmërohemi dhe do t’ju tregojmë se çka dhe si saktë”, tha Arben Taravari
Edhe shumë qytetarë të tjerë, përmes telefonatave dhe mesazheve kanë ofruar ndihmë, gjë për të cilën na tregoi vetë Vllado.
Për ndihmë u ofruan edhe shumë shikues që kishin ndjekur rrëfimin e tij. Në mesin e qindrave komenteve, kishte edhe nga ata që shpreheshin të gatshëm të ofrojnë mjete për operacionin.
Edhe shoqatat humanitare ishte e gatshme për ndihmë, mes tyre “Shën Spasi”.
Vllado preku deri te zemrat e shumë njerëzve human, me shpresë që Viti i Ri ta gjejë në gjendje më të mirë shëndetësore, por edhe financiare.
“Apeloj që çdo njeri human, kush sa mundet të ndihmojë, Zoti e shpërbleftë, për mua kjo do të thotë shumë, të shpëtoj, të eci, të jetoj një jetë normale”, tha Vllado Jovanovski.
Vllado është i palëvizshëm për shkak se para 2 vitesh e kanë sulmuar qentë endacakë, duke i shkaktuar lëndime të parikuperueshme.
=-=-
300007075351435
Snezhana Jovanovska (nëna e Vllados)
Banka komerciale Shkup
300007075351435
Комерцијална Банка Скопје
Снежана Јовановска (мајката на Владо)
