Një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, e vjedhur nga një dyqan në Tokio, është kthyer së bashku me një letër kërkimfaljeje.
Vjedhja ndodhi javën e kaluar në lagjen Nakano, pasi një burrë kërkoi ta provonte orën e markës „Audemars Piguet“, me vlerë 46 milionë jenë, por më pas u largua me vrap nga dyqani.
Më 1 nëntor, në dyqan mbërriti një pako brenda së cilës ndodhej ora, si dhe një letër kërkimfaljeje e shkruar me dorë.
Hetuesit konfirmuan, përmes numrit serik, se bëhej fjalë për të njëjtën orë të vjedhur.
Pronarët e dyqanit nuk kanë pranuar të komentojnë rastin publikisht.
Ndërkohë, policia e Tokios vazhdon kërkimet për të dyshuarin.
