Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore njofton se nga data 15 qershor do të hyjnë në fuqi ndryshime në funksionimin e sistemit të pagesës në pikëpagesat në Maqedoni. Sipas njoftimit, korsitë e shënuara për MTAG do të jenë të dedikuara ekskluzivisht për përdoruesit me tag elektronik, ndërsa pagesa me MCard në këto korsi do të shfuqizohet. Përdoruesit e MCard do të duhet të përdorin korsitë e tjera të disponueshme në varësi të destinimit të tyre në pikëpagesa.
Nga Ndërmarrja apelojnë që të respektohet reptësisht sinjalistika vertikale dhe horizontale, si dhe tabelat elektronike informuese në dhe para pikave të pagesës, ku është bërë ndarja e qartë e korsive sipas mënyrës së pagesës: pagesë elektronike MTAG/MCARD dhe pagesë me para në dorë cash. Gjithashtu, drejtuesit e automjeteve obligohen të ndjekin sinjalizimin e korsive për siguri dhe qarkullim më të shpejtë.
