Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se procedura për vendosjen e Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nën kompetenca të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve ka ngecur për shkak të zgjedhjeve, përcjell TV21. Mickoski tha se pret që Kuvendi të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.

“Mendoj që është proces që për shkak të zgjedhjeve ka ngecur në Kuvend, por mendoj që do të vazhdojë, është formale. Dhe mendoj se ishteatje duhej shumicë Badenteri dhe mendoj që u sigurua në atë proces, kështu që menjëherë pasi të vazhdojë Kuvendi me punë, do të përfundojë edhe ai proces”, tha mes tjerash kryeministri Mickoski.

Ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin e Gjuhëve ndodhen në Kuvend, më herët u bllokuan pasi shumica nuk kishte shumicë Badenteri. Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve që nga fillimi i këtij viti, respektivisht me hyrjen në fuqi të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, që i vendos inspektoratet nën kompetenca të ministrive, është me status të paqartë juridik. Sipas Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, Inspektorati duhej të ishte nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, por pas kritikave për heqje të statusit, u vendos që të bëhet pjesë Agjencisë së Gjuhëve. 

Në lidhje me: Shumica pretendon se Inspektorati i Gjuhëve do të fuqizohet, opozita kundërshton: Do t’i hiqet statusi juridik