Ndryshimi që solli VREDI!

Pas dy vitesh në pushtet VREDI sot gjendet para një dileme të madhe të jesh apo mos jesh.
Ajo tashmë gjendet para faktit të sikletshëm mes kërkesave për respektim të gjuhës shqipe nga shqiptarët dhe mohimit dhe denigrimit të saj gjithnjë e më shumë nga ana e pushtetarëve komitë të qeverisë së koalicionit.

Ky ishte pra ndryshimi që solli VREDI me premtimet e mëdha pa mbulesë, ku në gjashtë muajt e parë të qeverisjes u zotuan se do t’i benin ndryshimet kushtetuese, në të kundërtën do ta braktisnin bordellon qeveritare.

Dhe ja ku jemi dy vjet më vonë, as ndryshimet kushtetuese nuk duken në horizont, por ca me keq akoma, ka filluar tashmë një fushatë e egër kundër mohimit të gjuhës shqipe, edhe pse e avancuar ajo po refuzohet edhe aty ku ia mundëson ligji për gjuhët e pakicave, duke e fshirë nga institucionet e shtetit që pretendon se është demokratik para ndërkombetarëve.

Në mes të këtij mllefi antishqiptar kundër idetitetit dhe konsolidimit të faktorit shqiptar, qeveria e koalicionit tashmë e ka nxjerr “shpatën për prerjen kokave rebele” në kampin shqiptar që sfidojnë despotin Micko dhe politikën e tij hegjemoniste përmes telallëve të tij se gjuha shqipe ka shumë te drejat apo ajo duhet kufizuar pasi i kushton shumë državës etj.etj.

Nga ana tjetër ne bordellon qeveritar kemi “lepurushët” e VREDI-t që para shqiptarëve na garantojnë se gjuha shqipe do te respektohet gjithandej dhe nga ana tjetër para despotit të tyre qëndrojnë me përluësi si “lepe-peqe” gospodin!
Mes dy të këqijave vredistët kanë zgjedhur të keqen më të vogël për ta, që do të thotë se të bëhet si të bëhet vetëm ata mos lagrohen nga bordelloja e pallatit të bardhë.

Vredistët nuk kanë guxim t’i thonë gospodinit të tyre Micko, ndal se kjo është vija e kuqe që nuk kalohet nga frika e kapjes për veshi dhe e debimit nga qeveria e koalicioni!
Ndryshimi që proklamoi VREDI me aq bujë dy vjet me parë u kthye në prapakthehu dhe në vendnumëro ndaj integrimeve europiane, ku despoti i bordellos qeveritare ka thënë shkurt e shqip se nuk ka ndryshime kushtetuese pa garanta të forta nga BE-ja, spekulime dhe arsyetime këto që shmangin eurointegrimin dhe na shpien drejt rrugës qorre dhe “botës serbe”!

Medai Shaholli