Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyeti kryeministrin Mickoski se pse Maqedonia nuk e ka përkrahur Rezolutën për paqe në Ukrainë të mbështetur nga Bashkimi Europian në Kombet e Bashkuara dhe nëse vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën europiane apo shkojmë drejt margjinalizimit në nivel ndërkombëtar. Mickoski u përgjigj se është vendosur që të ndiqet qëndrimi i partnerit tonë strategjik, SHBA-së, sepse BE-ja nuk ka qëndrim të unifikuar.
“Me votim të përmbajtur, Maqedonia u gjet në shoqëri jo adekuate me vende si Gana, Bangladeshi dhe Zambia. Të gjithë fqinjët tanë si dhe të gjitha vendet me lidhje të fuqishme transatlantike, votuan pro. Kjo e hap dilemën: nëse Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën europiane ose lëviz drejt izolimit gjeopolitik?”, tha Petrovska.
“Kishim zgjedhje nëse të renditemi të parë bashkë me partnerin tonë strategjik, SHBA-të, ose ta përkrahim qëndrimin e përbashkët të BE-së. Kur pamë se BE nuk ka qëndrim të përbashkët për rezolutën, atëherë ishte më logjikshme që ta përkrahim rezolutën që e propozuan SHBA-të”, tha Mickoski.
