
Mërgata kërçovare, kudo që ndodhet, po tregon se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij. Me vetëorganizim dhe përkushtim, shqiptarët e Kërçovës në diasporë po dërgojnë një mesazh të qartë:
Kërçova do të frymojë shqip!
Vetëm nga Zvicra janë konfirmuar mbi 2,500 persona deklaroi Faik Ademi nje aktivist I dalluar , nga Gjermania mbi 1,000, nga Italia rreth 500, ndërsa organizime po zhvillohen edhe në Austri, Amerikë, Alaskë e në shumë shtete të tjera të Evropës dhe botës priten rreth 5000 mergimtar
Ky bashkim i jashtëzakonshëm tregon se mërgata kërçovare nuk lodhet kur është në pyetje Kërçova – zemra që rreh njësoj në çdo cep të globit.
NE DO TE VIME PER KERCOVEN SA HERE QE DO TE KETE NEVOJE/ Tv Gurra

