Mark Markez po shijon triumfin e tij të nëntë në kampionatin botëror pas vitesh vuajtjesh dhe vështirësish.

 

“Është shumë e vështirë të flasësh për të. Më kujtohet çfarë ndodhi, por dua të shijoj momentin“, deklaroi piloti spanjoll i “Dukati”.

 

“Ishte shumë e vështirë, por tani jam i qetë, tani ndihem në paqe me veten. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, siç është rikthimi shumë shpejt pas lëndimeve, por luftova dhe u ktheva te fitoret dhe tani jam në paqe me veten“, tha Markez.

 

“Mora disa vendime të vështira, por të drejta sepse përfunduam këtu. Çdo vit ishte i rëndësishëm. Sfida më e vështirë ishte rikthimi edhe pse është e vërtetë që për të qenë në krye shkova te ekipi më i fortë me motorin më të fortë, që është Ducati”, shtoi Markez.

 

“Kjo më ndihmoi shumë, njerëzit më ndihmuan. Tani dua ta shijoj momentin, kam një ndjenjë shumë të çuditshme brenda tani. Zgjedhja e Gresinit në vitin 2024? Bëra zgjedhjen e duhur për t’u rikthyer në luftën për vendet e para,” tha në fund piloti spanjoll.

The post “Në karrierën time kam bërë gabime, pas këtij titulli jam në paqe me veten” appeared first on Alsat.