Gazetar: Zekirja Haxhiu
Edhe dy muaj e gjysmë pas dorëzimit të iniciativës për formimin e një komisioni anketues për të diskutuar për rrethanat dhe përgjegjësitë e institucioneve për tragjeditë në Koçan, Spitali modular, Durmo Turs dhe Besa Trans, në Kuvend komisioni ka mbetur vetëm në letër. Secila prej partive presin që hapat e para ti marrin partitë e tjera.
Me aq bujë e sollën atë formim, pra partia më e madhe në pushtet, formuan komisionin anketues dhe nga ai moment ne nuk kemi marrë ndonjë informacion se si do të zhvillohen ngjarjet. Në momentin që do të na kërkohet për të dhënë emër të mundshëm ose anëtarë të atij komisioni ne do të jemi këtu për ta shqyrtuar në radhë të parë, tha Rina Ajdari – Fronti Evropian.
Le të na dërgojnë letër dhe do ti nominojmë. Nëse të gjithë fillojmë kështu të nominojnë pa asnjë letër dhe pa kërkesë edhe ne do ta bëjmë këtë. Nuk ikim nga kjo, menjëherë do ti nominojmë anëtarët komisionin anketues. Çështja është pse nuk ka kërkesë zyrtare siç e parasheh rregullorja e Kuvendit, deklaroi Venko Filipçe – LSDM.
E vetmja parti që ka propozuar anëtar është E Majta.Topi është te shumica nëse procesi do të lëvizë përpara ose jo. Ne vetëm se kemi nominuar anëtarë të komisionit që e inicioi VMRO-DPMNE. Tani është radha e shumicës nëse kjo do të mbahet apo do ta bllokojnë çështjen me tragjedinë në Koçan. Anëtari ynë do të jetë Borisllav Krmov nga njësia nr 3, tha Amar Mecinoviq – E Majta.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE nuk janë prononcuar për komisionin anketues ndërsa thonë se fillimisht duan harmonizim të konkluzioneve nga komisioni paraprak anketues me të cilën kryesonte Dimitar Apasiev.
Në brifingun e fundit me gazetarët, kryeparlamentari Gashi tha se nuk ka asnjë pengesë nga rregullorja që grupet e deputetëve të dorëzojnë propozimet e anëtarëve dhe zv.anëtarëve dhe se për këtë nuk nevojitet kërkesë me shkrim. Ky komision u inicua me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM. Duhet të përbëhet nga 15 anëtarë prej të cilëve 7 nga VMRO-DPMNE, dy nga LSDM, dy nga Fronti Evropian, dy nga VLEN dhe nga një nga E Majta dhe ZNAM. /alsat.mk
The post Në Kuvend ende nuk është formuar komisioni anketues për të diskutuar për rrethanat dhe përgjegjësitë e katër tragjedive më të mëdha në vend appeared first on Alsat.
