Manastir, 21 tetor 2025, dje në mbrëmje, në prani të mysafirëve të shumtë, përfaqësuesve të stafit mjekësor, jetës publike, bashkëpunëtorëve dhe pacientëve, u hap zyrtarisht Spitali i parë rajonal i syve në Manastir- Spitali i syve Sistina by Promedika Oftalmologji. Me këtë, banorët e Manastirit dhe të gjithë rajonit të Pellagonisë fitojnë qasje në kirurgji dhe kujdes oftalmologjik të nivelit të lartë, afër shtëpisë së tyre.
Ky spital i ri është rezultat i pothuajse një dekade pune të përkushtuar, përvojës dhe besimit të fituar përmes Qendrës diagnostikuese Sistina Oftalmologji Manastir, e cila tani po rritet në spital modern, pjesë e grupit më të madh dhe kryesor të oftalmologjisë – Promedika Oftalmologji dhe Sistina Oftalmologji, me tre spitale, shtatë lokacione në të gjithë vendin dhe më shumë se 150 punonjës.
Ceremonia u zhvillua përpara hollit të ri të spitalit, në të njëjtin vend ku më parë kishte funksionuar qendra diagnostikuese. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë të ftuar, përfshirë drejtorin e Fondit Shëndetësor, z. Sasho Klekovski, kryetarin e komunës së Manastirit, z. Toni Konjanovski si dhe ambasadorin e Republikës Çeke, N.E. Jarosllav Lludva.
Ngjarja u pasurua me shfaqjen premierë të videos promovuese me motive lokale nga Pellagonia, të shoqëruar nga kënga legjendare “Pelisterski oçi” nga maestro Aleksandar Xhambazov, e kënduar posaçërisht për këtë rast nga Karolina Goçeva.
Dr. Aleksandra Goçeva – Jerçiq, mikpritëse e ceremonisë, theksoi:
“Pas pothuajse dhjetë vite pune të përkushtuar, dashuri dhe këmbëngulje, Qendra jonë diagnostikuese po rritet në Spitalin e parë rajonal të syve në Manastir– Spitali i syve Sistina by Promedika Oftalmologjia. Me hapjen e këtij spitali, pacientët nuk kanë më nevojë të udhëtojnë në Shkup ose jashtë vendit për ndërhyrje oftalmologjike. Që tani e tutje, operacionet, kontrollet postoperative dhe i gjithë kujdesi janë të disponueshëm pikërisht këtu, afër shtëpisë.”
Dr. Zllatko Arnaudovski shtoi:
“Me hapjen e këtij spitali, ne vazhdojmë histori suksesi që filloi më shumë se 15 vjet më parë. Sot, me krenari mund të themi se ekspertiza jonë, teknologjia dhe pajisjet më të përparuara po u afrohen qytetarëve të Pellagonisë. Me tre spitale për sy dhe mbi 30 oftalmologë, kemi krijuar grupin më të madh të syve në Maqedoni, me qindra mijëra pacientë të kënaqur.”
Dr. Naum Tërpenoski mbajti fjalim emocional mbi fillimet e tij në Manastir:
“Më shumë se një dekadë më parë, fillova operacionet e para në Manastir, dhe sot jemi përsëri këtu, por me kapacitet, teknologji dhe vizion më të madh. Siç përmendet në këngën ‘Nëse shkoj në Manastir’, tre kuaj- ne simbolikisht mbajmë ‘Sistina Oftalmologji’ në të parën, në të dytën jemi ‘Promedika Oftalmologji’ kurse në të tretën mbajmë barrë dhe dëshirë. Operacionet janë një barrë që duhet të durohet kurse ne gjithashtu kemi sjellë një qëllim, një qëllim për t’u dhënë shikim më të mirë dhe një jetë më të mirë banorëve të Pellagonisë.”
Spitali i ri i syve Sistina by Promedica Oftalmologji do të ofrojë shërbime për pacientë të të gjitha moshave, me theks në kirurgjinë moderne të kataraktit, glaukomës dhe kirurgjisë vitreoretinale, si dhe të gjitha procedurat diagnostikuese dhe terapeutike për sëmundjet e syve.
Me hapjen e këtij spitali, Sistina Oftalmologji dhe Promedika Oftalmologji vendosin standard të ri në qasjen dhe cilësinë e kujdesit oftalmologjik, duke shënuar moment të rëndësishëm në zhvillim.
The post Në Manastir hapet spitali i parë rajonal i syve u hap- “Spitali i syve Sistina by Promedika oftalmologji” appeared first on Alsat.