Pritshmëria për jetëgjatësia mesatare në Bashkimin Evropian është 81,5 vjet, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është 76,6 vjet, tregojnë të dhënat e Eurostat-it. Rajoni me pritshmëri për jetëgjatësinë më të lartë është Comunidad de Madrid në Spanjë, me 85,7 vjet, ndërsa më i ulëti është rajoni Veriperëndimor i Bullgarisë me 73,9 vjet.

Gratë në nivel të BE-së pritet të jetojnë 5,2 vjet më shumë se burrat, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 4,4 vjet më shumë. Në vitin 2024, pritshmëria për jetëgjatësi në BE është 81,5 vjet, që tregon një rritje prej 0,1 vjet në krahasim me vitin 2023, sipas të dhënave të Eurostat-it.

Eurostat nuk ka të dhëna për parashikimin e jetëgjatësisë së popullsisë në Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, ndërsa sipas të dhënave të statistikave vjetore për vitin 2025 nga Enti Shtetëror i Statistikave, pritshmëria për jetëgjatësi për periudhën 2022-2024 është 76,63 vjet, ku jetëgjatësia për gratë është 78,86 vjet, ndërsa për burrat është 74,48 vjet, 4,4 vjet më pak.

Nga 5 rajonet e BE-së me pritshmëri për jetëgjatësi më të ulët, 3 janë në Bullgari: Veriperëndimor (73,9 vjet), Qendrore Veriore (74,9 vjet) dhe Veri-Lindor (75,4 vjet). Dy të tjerat janë Mayotte në Francë (74,5 vjet) dhe Észak-Magyarország në Hungari (75,1 vjet).

Në vitin 2024, pritshmëria për jetëgjatësi për gratë në BE arriti në 84,1 vjet (rritje prej 0,1 vjet krahasuar me vitin 2023), ndërsa për burrat ishte 78,9 vjet (+0,2 vjet).