Në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 9 deri në 15 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
The post Në mëngjes mjegull, gjatë ditës diell dhe temperaturë deri në 15 gradë appeared first on Alsat.
