Gazetar: Avni Tahiri
Vetëm disa metra nga deponia është edhe shkolla fillore Kongresi i Manastirit ku mësojnë rreth 650 nxënës dhe të cilët e kalojnë çdo ditë këtë rrugë. Nga Ndërmarrja e Higjienës Komunale e Shkupit, thonë se deri tani nuk është denoncuar si rast por se do të dalin në terren dhe do të ndërmarrin masa për largimin e deponisë.
“Deri tani ky rast nuk është raportuar zyrtarisht tek ne. Megjithatë, theksojmë se do të ndërmerren masa dhe aktivitete për largimin e së njëjtës”, deklaruan nga Higjiena Komunale Shkup.
- Ky rast nuk është raportuar zyrtarisht tek ne
- Do të ndërmerren masa dhe aktivitete
Sa i përket deponive të krijuara dhe pastrimit, edhe nga Komuna e Çairit, kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin aktivitete para festës së Fitër Bajramit.
“Aksioni realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjet publike “Higjiena Komunale”, “Parqet dhe Gjelbërimi” dhe SHVK “Bajram Miftari”, do të zhvillohet sonte gjatë gjithë natës, me fokus në trajtimin e pikave prioritare dhe larjen e rrugëve me ujë, si pjesë e përgatitjeve për festën e Fitër Bajramit “, deklaruan nga Komuna e Çairit.
- Aksioni realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjet publike
- Trajtim i pikave prioritare dhe pastrim i rrugëve me ujë
Nga Komuna e Çairit shtojnë se aksioni i pastrimit do të filloje në ora 22:00, Para Komunës së Çairit dhe do të angazhohen edhe punëtorët sezonalë, ekipet e ndërmarrjeve komunale, të mbështetura me makineri dhe pajisje përkatëse për pastrim të rrugëve./Alsat.
The post Në mes të kryeqytetit vazhdojnë të “mbijnë” deponi jolegale appeared first on Alsat.
