Gjatë ditës së sotme në fshatin Dobërdoll në rajonin e Gostivarit janë arrestuar shtatë shtetase të huaja, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtat dyshohet se kanë keqpërdorur lejen e qëndrimit turistik. Gratë janë nga Brazili, Kolumbia dhe Venezuela.
“Me datë 12.01.2025 në ora 02:10, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Gostivar kanë kryer bastisje në një objekt hotelierie në fshatin Dobërdoll, rajoni i Gostivarit, ku janë ndaluar shtatë shtetase të huaj për shkak të keqpërdorimit të leje qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, pesë prej të cilëve nga Brazili, një nga Kolumbia dhe një nga Venezuela, të moshës nga 22 deri në 34 vjeç”, thonë nga MPB.
Foto: Ilustrim

