Gazetar: Angell Dimovski

Qytetarët do të duhet të presin përfundimin e festës së Pashkëve për ulje të mundshme të çmimeve. Autoritetet njoftuan se vetëm atëherë do të ndërhyjnë me masa. Qytetarët, ndërkohë, thonë se çmimet janë rritur ndjeshëm.

“A e shfrytëzojnë tregtarët festën e Pashkëve për t’i rritur çmimet? Po, po, shumë, shumë e shfrytëzojnë sepse të gjithë duhet të bëjnë blerje. Sa janë rritur? Çfarë keni blerë ju? Portokaj, mandarina – rreth 10%”, tha një qytetar.

“Zakonisht janë të shtrenjta, në përgjithësi janë të shtrenjta, por në fund të ditës ne i bëjmë ashtu”, u shpreh një qytetare.

“Për 10 ditë kam shpenzuar 15 mijë, vezë, mish, kofsha pule, lëngje, kafe, pra gjithçka, patate. Sa ishin vezët? 390 një pako. A është shtrenjtë? Nuk është shtrenjtë, si mund të jetë shtrenjtë, një byrek sa kushton, 100 denarë”, tha një qytetare tjetër.

Edhe Enti Shtetëror i Statistikës ka llogaritur rritje të inflacionit në nivel vjetor prej 4.9%. Në të gjithë parametrat shënohet rritje në muajin mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Enti Shtetëror i Statistikës:

  • Ushqim dhe pije joalkoolike – rritje 7.5%
  • Pije alkoolike e duhan– rritje 8.8%
  • Produkte bujqësore – rritje 6.4%
  • Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë – rritje 5.9%
  • Shërbime arsimore – rritje 4.3%
  • Restorante dhe shërbime akomodimi – rritje 3.8%

Ndërkohë, raporti i fundit i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara tregon se nëse kriza vazhdon, çmimet do të rriten. Presion shtesë pritet edhe ndaj prodhimit bujqësor./Alsat.mk.

The post Në prag të festës së Pashkëve produktet po shtrenjtohen appeared first on Alsat.