Në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, të shtunën më 23 gusht fillon verifikimi publik i Listës Zgjedhore, i cili do të zgjasë 20 ditë, pra deri më 11 shtator në mesnatë, përcjell TV21. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e nënshkruan Listën Zgjedhore të mbyllur, përkatësisht ekstraktet e saj mbi të cilat votohet, më së voni deri më 3 tetor.
Qytetarët mund të dorëzojnë me shkrim kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në ekstraktet e Listës Zgjedhore të vendosur për verifikim publik, pranë njësisë rajonale të KSHZ-së ose zyrës lokale në vendbanimin e tyre, si dhe përmes postës elektronike tek KSHZ-ja. Bashkë me kërkesën duhet të dorëzohen edhe dokumentet përkatëse. Kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore mund të dorëzohen gjatë periudhës nga 23 gushti deri më 11 shtator.
