Nëse oferta për sulmuesin e Man. Junajtedit Xhoshua Zirkzee, do të dështojë, atëherë Milani ka një plan alternativ të gatshëm që do të ishte mjaft përçarës midis tifozëve kuqezinj. Në tryezën e Igli Tare, drejtorit sportiv të Milan, është shfaqur edhe emri i Mauro Ikardit. Ish-lojtari i Inter, kontrata e të cilit me Gallatasaraj-in skadon në qershor, përfaqëson “planin B” të kuqezinjve.

Për momentin, duket se e ardhmja e argjentinasit te skuadra turke po mbahet peng nga Viktor Osimhen. Ndaj, Ikardi mund të largohet dhe rikthimi në Serie A te Milan mund të ishte transferimi i përsosur për të.

Edhe për Milan do të ishte një zgjidhje e mirë, një lojtar me përvojë në zonën e penalltisë, i aftë të shënojë gola dhe i gatshëm të pranojë një transferim huazimi për të mbështetur dyshen titullar të Leao dhe Pulishiç.

Pra, ideja është e një huazimi 6-mujor, ndoshta edhe transferim me një kontratë 18-mujore, një transfëerim me kosto të ulët për Milan.

The post Në rast se nuk firmos me Zirkzee-n, Milani ka planin “B” nga Turqia appeared first on Alsat.