Më pak se gjysmë ore pasi KRRE njoftoi vendimin e sotëm – naftë plus 14.50 denarë, benzinë ​​plus 5 denarë për litër – filluan të formoheshin radhë në disa pika karburanti në Shkup. Shoferët nxituan të mbushnin rezervuarët e tyre me çmimet aktuale, përpara se ato të reja të hynin në fuqi në mesnatë. Bllokimi, pritjet dhe frekuenca e shtuar e automjeteve treguan reagimin e parë dhe të menjëhershëm ndaj tronditjes së çmimeve.

Qeveria nuk i ka përdorur mekanizmat në dispozicion për të mbrojtur qytetarët në situata të tilla – ulje të përkohshme të akcizës, subvencionim të një pjese të kostos ose futjen e një tavani çmimesh. Asnjë nga këto instrumente nuk u aktivizua para vendimit të sotëm, megjithëse rritja e çmimeve në tregun botëror ishte e dukshme javën e kaluar.

Çmimet e reja maksimale vlejnë nga mesnata: benzina BS-95 me 79.50 denarë, eurodizel me 85.50 denarë për litër. Vendimi i radhës i KRE-së vjen të hënën, më 16 mars – kur në llogaritje do të përfshihet lëvizja e sotme e naftës mbi 100 dollarë për fuçi.

The post Në Shkup, radhë automjetesh tashmë po formohen para pikave të karburantit appeared first on Alsat.