Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Sipas LAMM intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në pikat kufitare. Në pikën kufitare Tabanoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.

The post Në Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalja nga vendi është rreth 30 minuta appeared first on Alsat.