Qarkullimi në rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa probleme të mëdha, nëpër rrugë të thata dhe me intensitet të shtuar lëvizjeje, veçanërisht jashtë zonave urbane. Për shkak të sezonit veror dhe pushimeve, është vërejtur rritje e frekuencës së automjeteve. Në pikën kufitare Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata – njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Nga LAMM rekomandojnë drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Kujdes i shtuar kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së gurëve dhe dheut. Segmentet më të rrezikshme janë: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
