
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, për shkak të pushimeve verore ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanovcë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
