Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat, edhe sot do ta bllokojnë rrugën nga Qeveria deri te objketi i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tyre.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro. Tash pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari tek komuna për të vazhduar alokimi i mjeteve për te transporti publik dhe privat.

Komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh dhe 2 milionë operatorëve të sektorit privat.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

The post Nëntë ditë pa autobusë në Prishtinë, protesta vazhdon appeared first on Alsat.