Dita e hënë do të shënojë një arritje tjetër të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa do të hapet zyrtarisht dhe grupkapitulli i fundit, ajo e bujqësisë dhe kohezionit.
Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do të niset në Bruksel për konferencën e 7-të qeveritare.
Sipas axhendës, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.
Shqipëria ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapituj, themeloret, marrëdhëniet me jashtë, tregun e brendshëm, konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse si dhe axhendën e gjelbër.
Brukseli është optimist se brenda 2030-ës Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës./vizionplus.tv

