Një segment i rrugës nga Bulevardi “Xhon Kenedi” në Çair deri te rrethrrotullimi do të mbyllet nesër për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, mbyllja do të nisë nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.
“Nesër, segmenti rrugor nga Bulevardi “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit. Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjetet përgjatë këtij segmenti, ndërsa pjesëmarrësit në komunikacion të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thonë nga komuna e Çairit.
