Nga dita e nesërme hapet sezoni në ski qendrën Mihajllovë, njoftuan sot nga komuna e Kavadarit.
“Në funksion janë të dy pistat e skijimit – pista e vogël me lift-tapet, e përshtatshme për fillestarët dhe më të rinjtë, si dhe pista e madhe “Maqedonia” për të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore. Kushte të shkëlqyera, ajër i pastër malor dhe atmosferë e këndshme dimërore”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Jançevit.
Nga atje shtuan se rrugët drejt Mihajllovos janë të pastruara dhe plotësisht të kalueshme, ndërsa mirëmbajtja dhe pastrimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Orari i punës është nga ora 10:00.
