Nesër në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut. Nga SPB Shkup njoftojnë se Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të ndërmarrë masa të veçanta për rregullimin e trafikut në zonën e qytetit të Shkupit gjatë vizitës. Policia u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e nëpunësve policorë, me qëllim që të sigurohet qarkullim sa më i sigurt dhe të shmangen pengesat në trafik./Alsat.mk.

The post Nesër regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për vizitën e Albin Kurtit appeared first on Alsat.