Qani Nesimi thotë se nuk ka kërcënuar dhe se nuk është e vërtet që ai është pengesë që Selver Xhemaili të futet në Myftininë e Tetovë, përcjell TV21. Ai thotë se ka vendim të Organit të Myftinisë që nuke njeh emërimin Xhemailit si kyemyfti nga ana e kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu.

“Selveri nuk ka të bëjë me mua, unë kam të bëjë me reisin i cili më ka shkarkuar aniti-kushtetueshmërisht. Selveri ka të bëjë me Kuvendin i cili, ose organin e Myftinisë vendimmarrës, që duhet të propozojë kandidat për myfti, jo të imponohet nga Shaqiri për t’i plotësuar Shaqiri dhe Selveri dhe Riaseti, dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Këto janë shumë të qarta, askush nuk e ndal fizikisht, por Selveri e di se është anti-Kushtetues dhe anti-ligjor, prandaj edhe përjeton frikë që të vijë në institucion”, tha Nesimi për TV21.